Qytetarët e Elbasanit, homazh për jetët e humbura në luftën e Ukrainës

Qindra qytetarë elbasanas janë solidarizuar me popullin ukrainas, i cili prej disa ditësh është duke vuajtur pasojat e luftës  me Rusinë.

Në shenjë solidariteti dhe për të bërë një homazh për të gjithë jetët e humbura nga kjo luftë , qytetarë të Elbasanit, përfaqësues të pushtetit lokal si dhe përfaqësues nga Konsullata Ukrainase në vendin tonë ndezën qirinj në bulevardin kryesor të Elbasanit. Konsulli i Ukrainës u shpreh se populli i Ukrainës ka nevojë për ndihmë nga kushdo që mund të ndihmojë, ndaj bëri thirrje për solidarizim.

Organizuesi i këtij aktiviteti Erion Murataj u shpreh se kjo erdhi si një nismë për të përcjellë mesazhin se çdo njeri meriton të jetoj i lirë

Edhe nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit ofroi dhe bëri thirrje për mbështetje për popullin ukrainas gjatë këtyre ditëve të vështira.

Si një shenjë solidariteti, muri historik i Kalasë së Elbasanit u vesh me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.