Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Ronela Hajati në “Eurovision 2022”.

Ajo përfaqëson Shqipërinë me këngën e titulluar “Sekret”.

Këngëtarja ka prekur suksesin e parë me këtë këngë, ku është rënditur e pesta si kënga më e dëgjuar gjatë muajit mars.

Ronela para pak minutash ka postuar disa imazhe ku edhe krah tyre ka bërë një dedikim prekës.

Ajo ka treguar se është përgjegjësi e madhe e madhe të punohet për realizimin e “Eurovision”.

Këngëtarja ka treguar edhe për punën që ajo po e bën vetëm që muzika e saj të dëgjohet në tërë botën.

Ndryshe ajo sqaroi se ka lënë shumë projekte pezull vetëm që të përkushtohet në përfaqësimin e saj në “Eurovision 2022”.

Përtej kësaj ajo në imazhin e fundit shfaqet e përlotur dhe sqaroi se është duke kaluar momente delikate.

Ajo gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

Kujtojmë se “Eurovision 2022” mbahet në Torino në Itali, dhe Shqipëria performonë e para në gjysëmfinalen e natës së parë.

By kristal