Studiuesi e ambientalisti Sazan Guri ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Guri foli për librin më të ri “Pellazgët, epirotët, dhesprotët dhe çamiotët”, ku theksoi se në librat shkollorë në vend pjesa më e madhe e historisë është e shtrembëruar dhe vetëm 3 përqind është e vërtetë.

“Historia e Shqipërisë, nga klasa e pestë deri në të 9-ën, 97 % e atyre që thuhen janë mashtruar, dhe tre % histori shqiptare.”, tha ai.

“Një pjesë e francezëve janë shqiptar. Jugu i Francës është i gjithë shqiptar dhe sot akoma i thonë pyll. Jugu në Francë, e kam parë, lexon pyll,” shtoi më tej Sazan Guri.

By kristal