Bashkia e Shkodrës njoftoi se dhejtra familja gjatë gjithë natës në lagjet veriperëndimroe të qytetit janë evakuuar gjatë gjitha natës për shkak të rrezikut të përmbytjes. Lumi Buna ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve dhe liqeni po ashtu ka prurje të shumta. Edhe lumi Drin është fryrë dhe shkarkimet nga HEC-et vazhdojnë.

Bashkia tha se “gjatë 24 orëve të fundit ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër. Në territorin e bashkisë Shkodër, janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.

Në orën 7.00 të ditës së sotme, lumi Buna ka dalë nga shtrati. Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Ka rritje të prurjeve të lumit Drin.

Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.

Gjatë natë forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave.

Situata e përmbytjeve në Dajç

Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë. 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).

Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë, shtëpi të përmbytura janë 6.  Prezencë uji në oborre ka në 121 shtëpi: në Shirq 70, në Mushan 10, në Darragjat 11, në Belaj 9, në Rrushkull 12 dhe në Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç. Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.

Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar. Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

Qendrat shendetësore janë në gatishmëri, energji elektrike ka në gjithë zonën, por me shkëputje.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 metra. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

1 / 2

By kristal