Speciale – Bashkim Kadiu dhe “Vlerat e qytetit tim” mbledhin intelektualët e Durrësit

Takimi promovues i librit “Vlerat e qytetit tim”, të autorit Bashkim Kadiu, libër ky që përmbledh figurat më të njohura që ndër vite kanë kontribuar për qytetin e Durrësit, i ngjante me të vërtetë një takimi të vlerave të qytetit. Autori Bashkim Kadiu, me shumë përkushtim dhe punë të palodhur, ka ditur të mbledhë dhe të bëjë bashkë njerëzit më të shquar të Durrësit, duke sjellë për lexuesit mundësinë për të njohur këtë dimension të ri të historisë së qytetit.