Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë.

Polcia thotë se ka arrestuar shtetasin Besim Hysllari, 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Ja njoftimi i plotë:

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.

By kristal