Kryeministri Edi rama u takua në Athinë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet vendase. Qëllimi i takimit është bashkëpunimi dypalësh pasi Fondi i Investimeve Publike po planifikon një investim prej 300 milionë dollarësh në Shqipëri.

Artikulli i plotë nga mediat saudite

Fondi i Investimeve Publike (PIF) po shikon mundësitë e investimeve në Shqipëri që variojnë nga 200 milionë deri në 300 milionë dollarë, raportoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Princi i kurorës Fondi i Investimeve Publike (PIF) po shikon mundësitë e investimeve në Shqipëri që variojnë nga 200 milionë deri në 300 milionë dollarë, raportoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Princi i kurorës Mohammed bin Salman, i cili është edhe zëvendëskryeministër i Mbretërisë, zhvilloi më 27 korrik një takim të gjerë me Edi Ramën, kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në kryeqytetin grek, Athinë.

Gjatë takimit, të dy palët shqyrtuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe diskutuan për forcimin e aspekteve të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe për mënyrat për mbështetjen dhe zhvillimin e tyre. Kjo përveç shqyrtimit të zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare si dhe përpjekjeve të bëra në këtë drejtim.

Në takim u trajtuan mënyrat për konsolidimin e partneritetit ekonomik midis dy vendeve, si dhe gjetja e mjeteve për intensifikimin e bashkëpunimit midis Mbretërisë dhe Shqipërisë në fushat politike, duke nxitur investimet dhe koordinimin dypalësh në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Rama shprehu vlerësimin e tij për vendimin e Mbretërisë për të dhënë 50 milionë dollarë mbështetje për Shqipërinë, si dhe interesin e PIF për të investuar në vendin e tij.

By kristal