Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me disa qytetarë në Tiranë në njësinë 4. Teksa bisedoi me një qytetare që ka kaluar COVID-in, Basha u shpreh se PD ka gati një plan për rimbursimin e atyre që kanë kaluar COVID-19. Basha theksoi se pjesë e kësaj pakete do të jetë edhe ndihma anti-COVID për biznesin. Kreu i PD gjithashtu shtoi se taksa për bizneset që kanë xhiro nën 14 milion të reja do të jetë 0.5%.

“Ne kemi bërë një marrëveshje që jemi gati ta nënshkruajmë me biznesin e vogël. 8 vite ai nuk mbajti asnjë premtim. Energjinë dhe naftën e paguani më shtrenjtë. Fiskalizimi që do të bëjë tani ju kushton 2 mijë euro. Ke ti të paguash 2 mijë euro? Nuk kemi për ta lejuar. Gjithçka do të ndryshojë. Nga unë ke një premtim. Nëse nuk i mbaj premtimet ndaj jush. Nuk kam për të kërkuar mandat të dytë”, tha Basha.

By kristal