Ky është momenti kur pasi janë nxjerrë trupat e pajetë të dy elektriçistëve që u mbytën në lumin Drino, ështësë nxjerrë edhe mjeti i OSHEE nga uji.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, ku automjeti i OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet.

Viktimat janë shtetasit Ismet Isaraj dhe Selfo Kallfa, 64 dhe 52 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.

Pamjet e nxjerrjes së makinës:

 

By kristal