![](https://kristal-tv.com/wp-content/uploads/2022/08/xalo-bebe.jpg.pagespeed.ic.u01uXKZ2Ts.jpg)
E shtuna ka të ngjarë të jetë data e themelimit të një lëvizjeje të djathë shqiptare. Balli Kombëtar Demokrat, Partia Lëvizja e Legalitetit, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia e të Drejtave të Mohuara e re , Unioni Mbarkombëtar i ish të Përndjekurve Politikë dhe aktivistë politikë të tjerë sot kanë vendosur të mblidhen në Spaç, në rrënojat e burgut famëkeq komunist.
Tryeza e sotme vendosi që në ditën e mbledhjes së Parlamentit të ri, e djathta tradicionale të nisë ringritjen e saj, në kushtet e ngushtimit të lirive, të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vend.
Tryeza e sotme vendosi që takimi të zhvillohet në burgun e Spaçit, të shtunën , ora 11.
![](https://kristal-tv.com/wp-content/uploads/2021/02/xvirtual-book-750x375.jpg.pagespeed.ic.Hz9TRU0ogV.jpg)