Dy shqiptarë, një 40 vjeçar dhe një 38 vjeçar përfunduan në prangat e policisë në Venecia, nën akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike.

Droga u gjetë, në dy apartamente, ku sipas policisë, kokainën e kishin fshehur edhe në kafshët e mbushura në dhomën e fëmijëve.

Shqiptarët me iniciale T.A dhe D.R, me banim përkatësisht në Mogliano dhe Marcon, dukshëm ishin të lidhur me aktivitetin e tregtimit të drogës posaçërisht kokainë midis dy provincave, me arteriet rrugore që kryqëzojnë dhe lidhin zonën e madhe tregtare të Valecenter dhe rrugë për në bregdet dhe në Marca. Lënda narkotike ishte fshehur midis të tjerash edhe në dhomën e gjumit të fëmijëve përkatësisht në lodrat prej pelushi.

Njëri prej shqiptarëve ishte proceduar edhe në vitin 2019 për lëndë narkotike. Në banesën e tij, policia gjeti mbi 2 kg kokainë, e cila nëse do të shitej në tregon do të sillte rreth 200 mijë euro fitime. Krahas drogës, u gjetën edhe peshore elektronike, çanta, telefona celularë si dhe një sasi të vogël hashashi.  Policia gjeti gjithashtu një mijë e gjashtëqind euro, ndoshta të ardhurat e tregtisë së drogës disa ditore. Gjithçka u sekuestrua.

Karabinierët vazhduan denoncimin në një gjendje lirie me të njëjtat akuza edhe për gruan shqiptare të burrit me iniciale D.M e lindur në vitin në 1994. Ajo akuzohet si bashkëpunëtore e tregtarit të drogës, por me një rol që ende po hetohet. Surprizat gjithashtu nuk mungojnë në kërkimin e banesës së Mogliano, ku qeni shkon drejt dhomës së gjumit të fëmijëve dhe më pas në ahur, për të zbuluar 100 gramë kokainë të fshehur në barkun e dy kafshëve të mbushura.

Edhe këtu gjenden peshore, çanta dhe telefona celularë (gjashtë në numër) dhe dy mijë e pesëqind euro para. Në fund të formaliteteve, dy të huajt u vunë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor./ Panorama/

By kristal