“Metropolitan Music Art”, drejtuar nga maestro Bruno Tassone, fal mbështetjes së Bashkisë së Barit, ka realizuar një mesazh inkurajues shprese, publikuar së fundmi në faqen zyrtare të bashkisë. Mesazhi që vjen nëpërmjet këngës, i dedikohet sektorit të artit dhe kulturës, në tërësi, i prekur nga emergjenca e koronavirusit dhe që pritet të rinis së shpejti nga aktivitetet për publikun barez.

“Arti është jeta”   është kjo motoja e këtij mesazhi, i cili ka ardhur në jetë nëpërmjet një video muzikore, me pjesëmarrjen e artistes së madhe ndërkombëtare Sarah Jane Morris dhe kitaristit Tony Remy,  realizuar nga mjeshtri Vince  Tempera  dhe Lucio Battisti.

“Një urë lidhëse mes vendeve të largëta, shpjegon maestro Tassone, por praktikisht afër, duke dashur të në kujtojë të gjithëve për rëndësinë e angazhimit tonë ndaj artit, që është vetë jeta e qytetit të Barit. Arti është jeta, sepse pa art bota nuk do të ishte kurrë kjo që ne njohim’, thotë ai.

“Ne rindërtojmë shpresën, për të rinisur shumë shpejtë me aktivitet tona, të cilat për vite me radhë kanë shoqëruar spektatorin në një udhëtime muzikor, duke e orjentuar atë drejt një botë tjetër me dimesione të ndryshme”, thotë mjeshtri.

“Përkushtuar publikut të Barit, i cili gjithmonë ka kontribuar në bërjen e shfaqjeve tona të paharueshme.  Përkushtuar shpirtit artistik anglez përfaqësuar Sarah Jone Morris dhe Tomy Remy. Për publikun e rajoneve veriore dhe për të gjithë botën”, vjen kjo këngë: arti është jeta”  përfundon ai.

By admin