Një 60 vjeçar nga Kruja ka rënë në pranga të policisë, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj vajzës së tij. Në një komunikatë zyrtare Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, bëri me dije se 60 vjeçari në momentet e shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë uniformat blu.

Njoftimi i plotë:

Krujë

Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

Gj. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zallë, Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

By admin