Prej ditësh qytetarët qëndrojnë në radhë të gjata tek Dispanceria në Tiranë, si rezultat i rritjes së numrit të personave të prekur nga Covid-19.
Në foton e dërguar për Mapo, shihet se si qytetarët presin që t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore në klinikën e specializuar për sëmundjet e mushkërive.
Një vizitë në klinikat private kushton 20 mijë lekë të vjetra, por duket se kjo tarifë është e papërballueshme për ta.
Për të nisur mjekimin kundër Covid-19, pacientët që trajtohen në shtëpi u kërkohet minimalisht të bëjnë një grafi të mushkërive në rastin më të mirë, pasi shpesh u kërkohet skaner, që kushton jo pak.
Në shërbimin publik, skaneri bëhet vetëm në QSUT. Por, qytetarët mund të shkojnë për këtë shërbim në ambientet e saj spitalore vetëm nëpërmjet 127. Kësisoj, ata orientohen pranë Dispancerisë duke pritur në radhë me orë të tëra, shpesh herë pa respektuar distancën si masë mbrojtëse kundër Covid-19.