Ethet, humbja e oreksit e dhimbje koke, simptomat e reja të Covid 19

Përveç simptomave “klasike” të Covid 19 – humbja e nuhatjes dhe shijes, etheve dhe kollës së vazhdueshme – një studim nga “Imperial College London”, ka zbuluar një gamë të gjerë të simptomave të tjera të reja që lidhen me infeksionin e koronavirusit.

Pyetësorët e plotësuar nga subjekte pozitive midis qershorit 2020 dhe janarit 2021, gjithashtu raportojnë të dridhura, humbje të oreksit, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh.

Studimi britanik, gjithashtu nënvizoi ndryshimin e simptomave me moshën. Ndërsa ethet ishin të lidhura me njerëz të të gjitha moshave, dhimbjet e kokës u raportuan kryesisht nga të rinjtë midis moshës 5 dhe 17 vjeç, humbje të oreksit midis 18-54 dhe mbi 55 vjeç, dhimbje të muskujve në njerëz midis 18 dhe 54 vjeç.

Subjektet e infektuara të moshës 5-17 vjeç, kishin më pak gjasa të kishin ethe, kollë të vazhdueshme dhe humbje të oreksit sesa të rriturit