Beyonce, ka qenë dy herë në shënjestër të grabitësve këtë muaj.
Diva e muzikës, kishte marrë me qira tre depo në Los Angeles, të cilat u grabitën dy herë këtë muaj, gjë që rezultoi në vjedhjen e sendeve me vlerë mbi një million dollar.
Departamenti i Policisë në Los Angeles, u tha gazetarëve se grabitësit morën sende me vlerë, që u përkisnin më shumë fituesve të “Grammy”, duke përfshirë çanta, këpucë dhe veshje shumë të shtenjta.
Midis artikujve është fustani i famshëm me diamante, të cilin Beyonce e veshi në “Grammy Awards”.