Kriza si pasojë e COVID-19, subjektet turistike në Bari, Itali kërkojnë mbështetje nga shteti

Mbi 100 drejtues mjetesh të autobuzëve turistik, janë takuar dje në Bari, në afërsi të stadiumit San Nicola,  ku kanë filluar një protestë, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së institucioneve përgjegjëse, për krizën ekonomike që ka përfshirë këtë sektor. Punonjësit turistik, dolën dje në mëngjes në të gjitha rrugët e qyteteve, por në Bari, ndërgjegjësimi ka qenë më i  madh për shkak të krizës që ka përfshirë 500 subjekte vetëm në Rajonin Puglia, dëm prej tre mijë të arshurash familjare për 2500 automjete autobuz dhe minibuzë.

“Urgjenca kombëtare, sqarojnë organizatorët, ka detyruar autoritetet kombëtare të marrin masa drastike në kufizimin e lëvizjes së njerëzve. Kjo rrethanë shkaktoi anulimin e plotë të rezervimeve për udhëtime shkollore, kongrese, udhëtime kulturore, eskursione, etj.

Vargu i gjatë i autobuzëve, nga sheshi i stadiumit, filloi në rrugën nacionale 16, duke krijuar një trafik të pashmangshëm automjetesh. Autobuzët më pas u trakuan në zonën e bregdetit për protestën e Rajonit Puglia. Shumë kërkesa drejtuar qeverisë, por më të rëndësishmet ishin: bllokimi i kredive për blerjen e mjeteve deri në 31 mars të vitit 2020, përfshirja në listën e  subjekteve që po  mbështeten financiarisht nga shteti.