Kujdes Roma, Mahrez afër transferimit te Barcelona (FOTO)

Riyad Mahrez mund të transferohet te Barcelona. Riyad Mahrez dëshiron të largohet nga Leicester City, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Roma ka shfaqur interesim për transferimin e tij. Por, ofertat e klubit italian janë refuzuar nga skuadra nga Premierliga. Kurse, e përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se në garë për blerjen e tij ka hyrë edhe Barcelona. Madje, Barcelona e kishte kërkuar Mahrezin edhe një vit më parë kur ai vendosi të mbetej te skuadra aso kohe kampione e Premierligës.