Pentagoni thotë se ka mikroçipin që eliminon Covid-19 nga trupi, para se të shfaqë simptomat

Ata thanë se grupi i tyre i Kërkimeve të Avancuara të Mbrojtjes, ka punuar prej vitesh në parandalimin e pandemive.

Në lidhje me shpikjen e tyre të fundit, një përfaqësues tha në programin “60 Minutes” ne CBSNews, se kanë krijuar detektorin milimetrik, megjithse zgjidhja duket si e dalë nga një film fantastiko-shkencor dhe jo nga një laborator i vërtetë.

Çështja e mikroçipeve është një debat i nxehtë prej shqetësimeve se agjencitë qeveritare kërkojnë të implantojnë pajisje për të survejuar qytetarët, por zyrtarët që folën në programin televiziv, u shprehën të sigurtë se Pentagon-i “nuk kërkon të gjurmojë çdo hap të qytetarëve”. Ata gjithsesi nuk dhanë shpjegime të tjera.

Koloneli në pension i ushtrisë amerikane Matt Hepburn, mjek i sëmundjeve infektive, tha në program se mikroçipi ka “një xhel në formë indi”, që është programuar të testojë vazhdimisht gjakun për prezencë koronavirusi.

“Nëse e vendos atë nën lëkurë, mjeti tregon për reaksionet kimike që ndodhin në trup dhe me anë të një sinjali të lajmëron se do të shfaqësh simptomat të nesërmen”, tha Hepburn.

Ai tha se nxitja për luftën ndaj virusit erdhi pas infektimeve në aeroplanmbajtësen USS Theodore Roosevelt, ku 1,271 marinarë rezultuan pozitivë me COVID-19.

“Është si një mjet kontrollues,” tha Hepburn duke shtuar se kur marinarët marrin sinjalin, ata bëjnë menjëherë testin e koronavirusit.

“Informacioni del brenda pesë minutave dhe nëse kërcënimi diagnostikohet dhe trajtohet, infeksioni mund të ndalohet që në filiz”.

Por ushtria e SHBA raportohet se është skeptikë ndaj shpikjes së re. Në shkurt New York Times raportonte se një e treta e trupave kishin refuzuar vaksinën, prej teorive se vaksina ka mikroçipe që gjymtojnë përgjithmonë sistemin imunitar, apo funksione të tjera fiziologjike.