Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, duke reaguar për situatën e agravuar të krijuar nga shpërthimi i nifektimeve në vendin tone, ka treguar të vërtetën e përgjegjësive në këtë situatë.
Sipas tij po abuzohet shumë me “Komitetin Teknik të Ekspertëve” por e vërteta është se ai vetëm sugjeron dhe këshillon, kurse vendimet i merr ekzekutivi, pra qeveria Rama.
Kujtojmë se prej kohësh kryeministri Edi Rama dhe ministria e Shëndetësisë Manastirliu sa herë që pyeten për degradimin e situatës dhe për mungesën e masave për ndaljen e infeksioneve masive, ju vënë përpara gazetarëve dhe opinionit publik “Komitetin Teknik të Ekspertëve”, të cilët sipas tyre marrin vendimet. Por sipas Kalos, kjo nuk është fare e vërtetë; vendimet i merr ekzekutivi.
“Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vend, ose sepse me të abuzohet nga keqdashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjelljes në këtë vend….Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së M. Sh. MS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e M. Sh. MS, për të debatuar e ndërmarrë iniciativa në Mirë-menaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…. Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të meren VENDIME nga EKZEKUTIVI…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!”, shkruan mjeku Kalo në faqen e tij në FB.