![](https://kristal-tv.com/wp-content/uploads/2022/08/xalo-bebe.jpg.pagespeed.ic.u01uXKZ2Ts.jpg)
Makina e një efektivi policie në Vlorë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit .
“Makina e shtetasit D. N punonjës policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë ishte parkuar përpara shesh/pushimit të pallatit kur është përfshirë nga flakët.”
Ngjarja u shënua rreth orës 02:50.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrëfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.
![](https://kristal-tv.com/wp-content/uploads/2021/02/xvirtual-book-750x375.jpg.pagespeed.ic.Hz9TRU0ogV.jpg)