Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, pasi në banesë kishte rreth 60 gram ‘kokainë’, si edhe 1 500 euro, një llastik preciz dhe materiale të ndryshme për paketimin e dozave të drogës.
Për këtë arsye, të dielën në Legnano 29-vjeçari përfundoi i arrestuar pas një kontrolli banese nga karabinierët.
I vendosur në San Giorgio në Legnano, me kombësi shqiptare, i pagjykuar për krime të ngjashme dhe pa leje qëndrimi të rregullt, i riu shqiptar akuzohet për tregtim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe konfiskoi materialet që shërbenin për të paketuar dozat e drogës, përveç sasisë së kokainës tashmë të ndarë për shitje.
‘Pas arrestimit, 29-vjeçari u dërgua në paraburgim në Busto Arsizio ku po pret gjykimin.’