![](https://kristal-tv.com/wp-content/uploads/2022/08/xalo-bebe.jpg.pagespeed.ic.u01uXKZ2Ts.jpg)
Edhe pse është ende në detyrë, Ministrja e Arsimit Mirela Karabina dje, edhe pse ka kërkuar të jetë pjesë e inaugurimit të vitit të ri shkollor, nuk u lejua! Të paktën 5 shkolla në kryeqytet e kanë refuzuar, ndërkohë që nuk ka munguar në ceremoni Lindita Nikolla e cila zyrtarisht nuk ka marrë detyrën.
Nga burime të besueshme mësohet se drejtoreshat të cilat janë kontaktuar nga vetë ministrja Karabina i kanë thënë që s’munden ta presin pasi rrezikojnë vendin e punës.
Në vend të denonconte këtë xhest, Basha doli dje vetë dhe uroi para mediave fillimin e vitit të ri shkollor, pa marrë fare parasysh se edhe sot ministrja teknike është në detyrë për të bërë dorëzimin.
![](https://kristal-tv.com/wp-content/uploads/2021/02/xvirtual-book-750x375.jpg.pagespeed.ic.Hz9TRU0ogV.jpg)