Vdes ish-mundësja amerikane Melissa Coates, një vit pas gjymtimit të këmbës (fotot)

Ish-mundësja amerikane e kategorisë WWE Melissa Coates, e njohur ndryshe si ‘Super Genie’, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjecare.

Emra të njohur të sportit dhe ekranit i bënin homazhe mundëses dhe sportistes ‘bodybuilder’ me origjinë nga Kanadaja, e cila një vit më parë kishte kryer një operacion të gjymtimit të këmbës prej bllokimit të arterieve të gjakut.

Coates nisi karrierën si bodybuilder, duke marrë pjesë në disa kompeticione në vitet1990-të dhe më pas u stërvit me mundsin amerikano-kanadez Killer Kowalski duek konkurruar në kategorinë e mundjes televizive WWE TV.

Më vonë Melissa u bë vetë stërvitëse e mundëses Sabu.

Në fund të vitit të shkuar një faqe donacionesh ishte hapur për fondet e operacionit të saj të gjymtimti të këmbës, pas bllokimit të arterieve nga gjaku i mpiksur.

Ajo ndërroi jetë në Las Vegas, Nevada, SHBA.

Klubi i mbështetjes së mundësve në SHBA, Cauliflower Alley i bënte homazh Melissas në rrjetet sociale.

Aty shkruhej: “Ne të gjithë jemi trishtuar për lajmin e vdekje së ‘Super Genie’ Melissa Coates dhe i dërgojmë ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe fansave të saj. Mundshin ata të gjejnë komfort në kujtimet që ajo la pas”.

Mundsi tjetër kanadez Lance Storm shkruante: “Me trishtim dëgjoj për vdekjen e Melissa Coates, nuk e njihja mirë por kam punuar disa herë me të në kategorinë sportive OVW.

“Coates (siç e therisim ne, asnjëherë Melissa) është stërvitur disa herë me ne dhe ka qenë në të gjitha shfaqjet.”

“Coates ishte shumë e dashur e miqësore, dhe gjithmonë takoheshim me lumturi. RIP Melissa Coates.”