
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kukësit.
Incidenti ka ndodhur në autostradë ku duken të përfshirë dy automjete.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe ambulanca, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë ngrica që ka zënë rruga nga moti i acartë.
