Napoli barazoi 0-0 me Atalantën në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Pas përfundimit të takimit, mbrojtësi kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dha një prononcim për “Rai Sport”, ku preku situatën e vështirë të kohëve të fundit te Napoli dhe se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij: “Ishte një ndeshje e vështirë dhe mendoj se barazimi 0-0 na favorizon për kthimin. E dimë që është një moment delikat për ne dhe pas fundit të pjesës së parë i thamë njëri-tjetrit të mos pësojmë gol.
Parplasja Gattuso-De Laurentiis? E gjithë skuadra është me trajnerin dhe duam që së bashku me të ta mbyllim sa më mirë këtë sezon. Në fund të tij, do mendoj dhe unë se çfarë të bëj me të ardhmen time, ndonëse jam totalisht i përqendruar te Napoli”, tha Hysaj