Sot në orën 21:00, Barcelona do të përballet me Alaves në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.
Barça qëndron në vendin e katërt me 43 pikë, nëntë më pak se kryesuesit e Atletico Madrid, kurse Alaves mban vendin e 16-të me 22 pikë.
“Blaugranët” kërkojnë të shfrytëzojnë formën e mirë në La Liga, ku në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë 5 fitore.
Roberto, Pique, Fati, Coutinho, Braithëaite dhe Araujo mungojnë për Barcelonën shkaku i lëndimeve, por trajneri Ronald Koeman ka deklaruar se nuk dëshiron t’i rrezikojë lojtarët kryesorë para ndeshjes ndaj PSG-së.
Formacionet zyrtare të dy klubeve: