Në listën e banesave të dëmtuara nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit janë edhe disa prej shtëpive që ndodhen mbi arenën e Amfiteatrit Antik të Durrësit. Instituti i ndërtimit i ka vlerësuar si të pabanueshme. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Durrës, Alban Ramohitaj konfirmon se këto godina, mbështetut te aktekspertiza duhet të prishen, pasi kanë pësuar dëme të komsiderueshme nga tërmeti.Sipas Ramohitaj i takon Bashkisë së Durrësit që të gjejnë një zgjidhje për banorët. Ndërkohë, nënkryetari i institucionit të qeverisjes vendore, Florian Tahiri, thotë se vendimmarrja për të nisur shembjen e tyre i takon Ministrisë së Kulturës. Në varësi të vendimit do të përcaktohet edhe se çfarë do të ndodhë me këto familje.Gërmimet në Amfiteatrin Antik të Durrësit kanë mbetur peng prej vitesh, si pasojë edhe e shtëpive që rrethojnë arenën e tij. Tërmeti  i 26 nëntorit riktheu debatin për shembjen e këtyre banesave. Ndërkaq jashtë kamerave, banorët shprehen se shtëpitë e tyre nuk kanë pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti dhe se nuk janë iformacion  për shembjen e tyre.

 

By admin