Të kuruara, nën shkëlqimin e kamerave dhe veshur nga shtëpitë më në zë të modës… Koha t’i shihni të famshmet VIP krejtësisht ndryshe, si mama të devotshme, herë-herë të lodhura dhe mbi të gjitha, mëse njerëzore dhe të zakonshme! Kështu, aktorja Emma Roberts mendoi t’i uronte vetes 30-vjetorin, duke publikuar këtë fotografi:

“Bebushe 30-vjeçare”, shkroi Emma.

Vitin e shkuar, artistja solli në jetë djalin e saj, Rhodes Robert Hedlund me të dashurin, Garrett Hedlund . Në janar, ajo publikoi fotografinë e parë të djalit të saj të porsalindur.

“Faleminderit 2020 që solli një gjë të mirë”, shkroi Roberts në Instagramin e saj, krahas një fotoje me të birin.

Nga ana tjetër, reperja Cardi B pranoi që vajza e saj 2-vjeçare Kulture Kiari ta grimonte.

“Dukem bukur”, e pyeti të voglën 28-vjeçarja.

“Të them kur të mbaroj”, u shpreh Kulture.

Në një intervistë në dhjetor, për Billboard, e cila e shpalli Cardi-n, Gruaja 2020 e Vitit, nëna e re foli rritjes së Kulture.

“Vajza po bën një jetë ndryshe nga e imja. Ajo shkon çdo ditë në pishinë,. Ndërsa unë nuk notoj dot, sepse shkoja shumë rrallë. Dua që ajo të dijë se vetëm fakti që ke para nuk do të thotë se je tejmase e privilegjuar”.

Më poshtë do të gjeni disa fotografi të mamave VIP…

By kristal